Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do të

0%

Shpërndaje në: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raporti me kryeministri në detyrë të Kosovës, Albin Kurti është i mirë dhe se bëjnë shumë humor gjatë takimeve të tyre. Kryeministri Rama shtoi se po të kishte kamera në takimet e tyre “do të habitej e gjithë dynjaja”.

Megjithatë, Rama u shpreh se Kosova s’është krahinë e Shqipërisë dhe se s’mund ta thërras Kurtin e t’i kërkojë ndonjë gjë. “Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti shumë mirë. Bëjmë shumë humor me njëri-tjetrin. Po të kishte kamerë, do të habitej e gjithë dynjaja.

Secili ka shtetin e vet, qeverinë e vet, mendjen e vet, fatmirësisht synimet i kemi të përbashkëta, metodat e ndryshme dhe s’ka problem. Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet, Kosova ka institucionet e veta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjellë vetëm dëme”, ka thënë Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë të shtunën. Ai foli edhe për raportin e tij me Ali Ahmetin, duke thënë se është miqësi për të cilën është krenar.

Gjithashtu ka treguar për përpjekjet e tij për të bërë bashkë faktorin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, me kërkesë të partive shqiptare./KP

Burimi: Koha