United kthen vëmendjen te Summerville

0%

Manchester United ka identifikuar Crysencio Summerville si objektivin kryesor për krahun e majtë, pasi Mateus Fernandes vendosi të transferohet te Tottenham Hotspur. United humb garën për Fernandes “Djajtë e Kuq” kishin nisur rindërtimin e mesfushës pas largimit të Casemiros dhe tashmë kanë arritur marrëveshje prej 35 milionë paundësh me Atalantan për Edersonin.

Megjithatë, United pësoi një goditje në merkato, pasi Mateus Fernandes i West Hamit refuzoi kalimin në “Old Trafford” dhe pranoi ofertën e Tottenhamit në një marrëveshje që kap vlerën e garantuar prej 85 milionë paundësh.

Summerville bëhet prioritet Sipas Sky Sports, pas dështimit për Fernandes, Manchester United ka kthyer fokusin te Crysencio Summerville, i cili konsiderohet tani objektivi kryesor për repartin ofensiv. Edhe pse Holanda u eliminua nga Maroku pas penalltive, Summerville ishte një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës dhe shënoi ndaj Japonisë në debutimin e tij në Kupën e Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas rënies së West Hamit nga Premier League, e ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë, ndërsa disa skuadra angleze po monitorojnë situatën. Alternativa të tjera në listë Përveç Summerville, Manchester United po ndjek edhe Morgan Rogersin e Aston Villas, por klubi nga Birmingham nuk dëshiron ta shesë dhe e vlerëson lojtarin mbi 100 milionë paund.

Në listën e United janë gjithashtu Iliman Ndiaye i Evertonit dhe Mathias Fernandez-Pardo i Lille, të cilët shihen si alternativa të mundshme për repartin ofensiv. E ardhmja e Rashford mbetet pengesë Para se United të finalizojë një transferim për Summerville apo ndonjë sulmues tjetër krahu, klubi duhet të vendosë për të ardhmen e Marcus Rashford.

Rashford shkëlqeu sezonin e kaluar si i huazuar te Barcelona, ku realizoi 14 gola dhe dha 14 asistime në 49 ndeshje. Sulmuesi anglez dëshiron të rikthehet te Barcelona, por klubi katalanas po shqyrton vetëm një huazim të ri, jo transferim të përhershëm. United nuk është i gatshëm ta pranojë një formulë të tillë, sidomos pasi Rashford ka vetëm dy vite kontratë të mbetura.

Me interesimin edhe të klubeve të tjera, e ardhmja e tij mbetet e hapur, ndërsa Manchester United përgatitet për lëvizjet e radhës në merkato.

Burimi: Bota Sot