Unioni i Turizmit shënon 6-vjetorin e themelimit me ceremoni solemne në Prishtinë

0%

Unioni i Turizmit i Kosovës ka organizuar një ceremoni solemne me rastin e shënimit të 6-vjetorit të themelimit, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe akterë të sektorit të turizmit në vend. Ngjarja është mbajtur në ambientet e Hotel Sirius, ku pjesëmarrësit kanë reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe perspektivën e zhvillimit të mëtejmë të turizmit në Kosovë.

Në fjalën e tij, kryetari i Unioni i Turizmit i Kosovës, Baki Hoti, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat për avancimin e industrisë turistike, duke vlerësuar kontributin e të gjithë akterëve që kanë mbështetur zhvillimin e këtij sektori ndër vite.

Sipas organizatorëve, gjashtëvjetori i themelimit paraqet një moment të rëndësishëm për të vlerësuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar objektivat e ardhshme në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve turistike dhe promovimit të Kosovës si destinacion atraktiv për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi