Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

0%

Shorti i raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ka vendosur përballje interesante për klubet nga Kosova, duke sjellë sfida të forta që në nisje të garave evropiane. Malisheva, si nënkampione e Kosovës, do të ketë përballë Vllazninë e Shkodrës në një duel që pritet të jetë i hapur dhe konkurrues.

Nga ana tjetër, Ballkani është shortuar ndaj skuadrës uellsiane Connah’s Quay Nomads, një kundërshtar që sjell eksperiencë në garat evropiane. Të dy ekipet kosovare ndeshjet e para do t’i zhvillojnë në transfertë, më 9 korrik, ndërsa sfidat e kthimit do të luhen një javë më vonë, më 16 korrik.

Në një tjetër zhvillim, Dukagjini, si fitues i Kupës së Kosovës, e nis aventurën e tij evropiane nga raundi i dytë kualifikues, ku do ta mësojë kundërshtarin në ditët në vijim. Ndërkohë, edhe skuadrat e tjera të rajonit kanë mësuar fatin e tyre. Elbasani do të përballet me gjigantët bjellorusë BATE Borisov, ndërsa Shkëndija është shortuar kundër Europa FC nga Gjibraltari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deçiqi ndërkohë, do të sfidojë ekipin letonez Liepaja./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi