Uji në liqenet e Batllavës dhe Badocit ende me nivel të ulët të

0%

Liqeneve të Badocit dhe Batllavës u mungojnë rreth dy metra ujë për të arritur nivelin maksimal të mbushjes, ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. Sipas njoftimit të KRU “Prishtinës”, gjendja aktuale e këtyre dy liqeneve është në nivel të ulët të mbushjes, ndërsa rezervat ujore vazhdojnë të jenë nën nivelin optimal.

“Gjendja aktuale e liqeneve: Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes. Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes”, thuhet në njoftim. KRU “Prishtina” më tej ka bërë thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve të ujit, duke kërkuar nga qytetarët që të përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com