UÇK, UÇK! Me brohorima të fuqishme nis marshi protestues në Zarë të

0%

Me brohorima të fuqishme “UÇK, UÇK”, ka nisur marshi protestues në Zarë të Kroacisë, ku qindra shqiptarë janë mbledhur për të shprehur solidaritetin e tyre me ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë. Qyteti i Zara-s sot është mbushur me ngjyrat kuqezi. Pjesëmarrës nga Kroacia dhe vende të tjera u mblodhën duke valëvitur flamuj kombëtarë si dhe flamuj me stemën e UÇK-së.

Atmosfera u karakterizua nga brohoritje dhe thirrje në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa marshi nisi në mënyrë paqësore përgjatë rrugëve të qytetit.

Protesta e kësaj të diele është organizuar si shprehje solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke mbledhur pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar në Kroaci dhe diaspora.EO Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com