U zgjodhën aksionarët e rinj të ndërmarrjeve publike në Prishtinë

0%

Në pesë ndërmarrje publike të Prishtinës, u zgjodhën aksionarët e rinj të tyre, u vendos në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës me 29 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Në Ndërmarrjen publike banesore u zgiodhën Fjolla Vukshinaj nga PDK dhe Elmi Fazliu. Në ndërmarrjen publike Prishtina Parking, Yll Muriqi dhe Muhamet Ademi.

Në ndërmarrjen tjetër “Gjelbër” u zgjodhën Kumrije Shabani- Ramadani dhe Plator Gërdovci. E në ndërmarrjen “Pastrimi”, Hana Bajrami- Rexhepi dhe Sefedin Sefaj, ndërsa në ndërmarrjen e fundit, “Sport Marketing”, Astrit Gashi dhe Faton Pacolli. Emrat u propozuan nga asamblistja e PDK-së, Agnesa Avdyli.

Avdyli: Propozoj emrat e aksionarëve “Propozoj emrat e aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Banesore, Fjolla Vukshinaj dhe Elmi Fazliun. Për Prishtina Parking, Yll Muriqi dhe Muhamet Ademi. Gjelbër, Kumrije Shabani- Ramadani dhe Plator Gërdovci. Pastrimi, Hana Bajrami- Rexhepi dhe Sefedin Sefaj”, propozoi ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gëzim Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje mes urimeve tha se shpreson që mos të lihen ndërmarrjet në gjysmë, siç ka ndodhur nga menaxhimi i PDK-së. Ai tha se që nga balotazhi i zgjedhjeve komunale, është ditur se kush do të jenë aksionarët.

Sveçla: Uroj që të mos ndodh ashtu si mandatin e kaluar, në gjysmë me i lënë ndërmarrjet “Po dua aksionarëve të rinj t’u uroj punë të mbarë, është e drejtë legjitime e koalicionit që e ka shumicën me i emërua shumicën në ndërmarrje, faktikisht prej balotazhit e kemi ditur edhe kush do të jenë aksionarët.

Uroj që të mos ndodh ashtu si mandatin e kaluar, në gjysmë me i lënë ndërmarrjet PDK-ja dhe shumica e atyre ndërmarrjeve që do vijnë të kërkojnë subvencion, janë si pasojë e mungesës së kontrollit nga aksionarët”, tha Sveçla.

Burimi: Bota Sot