Tonali transferohet te klubi londinez për 100 milionë eurosh

0%

Tottenhami ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali nga Newcastle United në një marrëveshje rekord për klubin, e cila mund të arrijë vlerën e 100 milionë funtesh. Spurs do të paguajnë fillimisht 92.5 milionë funte, ndërsa 7.5 milionët e mbetura do të varen nga bonuset e lidhura me kualifikimin në Ligën e Kampionëve. “Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Kur erdha sot në klub, ndjesia ishte fantastike ,” tha Tonali. “Flitej për katër ose pesë klube, por për mua ishte vetëm një. Bisedova me trajnerin për gati dy orë dhe e kuptova menjëherë se duhej të firmosja për Tottenhamin.

Kam luajtur kundër tyre dhe atmosfera ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme,” shtoi ai. 26-vjeçari largohet nga Newcastle pas 110 ndeshjeve dhe pasi ndihmoi klubin të fitonte Kupën e Ligës, trofeun e parë vendas pas 70 vitesh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë transferim, Tottenhami vazhdon investimet e mëdha gjatë kësaj vere, pasi më herët afroi edhe Jan Paul van Hecke, ndërsa Andy Robertson, Marcos Senesi dhe Martin Dubravka iu bashkuan ekipit si lojtarë të lirë.

Burimi: Bota Sot