Kampioni i Kosovës, Trepça nga Mitrovica, ka përforcuar radhët me basketbollistin Moe Odum. Klubi me renome synon të jetë sa më i fortë për edicionin e ri si në garat vendore po ashtu edhe evropiane, “Trepça do të jetë porta e parë në basketbollin europian për fundorin nga Bronx NYC, Moe Odum. Odum 23 vjeçar i bashkohet Trepçës nga Arizona State University Sun Devils.
Në sezonin 2025/26 Odum u paraqit me 16.4 pikë dhe 5.7 asistime për ndeshje. Odum shquhet për aftësitë shënuese dhe vizion të lojës duke furrnizuar bashkëlojtarët me asistime ”, ka njoftuar KB Trepça.
