Tre persona arrestohen në rrugën Ferizaj–Prishtinë, policia konfiskon

0%

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për posedim dhe shitje të substancave narkotike, pas një aksioni të Policisë së Kosovës në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë më , rreth orës të datës , janë ndaluar dy automjete në të cilat ndodheshin tre të dyshuar, për të cilët dyshohej se ishin duke shitur substanca narkotike.

Gjatë kontrollit, tek njëri prej të dyshuarve është gjetur një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 0.9 gram, si dhe 330 euro para të gatshme.

Policia ka bërë të ditur se, me autorizim përkatës, është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar 33 qese me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë totale prej 96 gramësh, katër qese me substancë të dyshuar të llojit kokainë, si dhe 1,000 euro para të gatshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të gjitha substancat e dyshuara narkotike dhe paratë janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Burimi: Kallxo