Një grua ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet, në orët e para të mëngjesit në fshatin Bare të Mitrovicës, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Albana Tahiri rreth 40 vjeçe. Sipas informacioneve, ajo ishte duke qëndruar në shtëpi kur papritur i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Kunati i saj e kishte transportuar me veturë private drejt Spitalit Rajonal në Bajr, me shpresën se do t’i ofrohej ndihma e nevojshme mjekësore. Megjithatë, pas mbërritjes në spital, ekipi mjekësor vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e saj.
Me kërkesë të prindërve të viktimës dhe me rekomandim të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen ”, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
