Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, foli sot për pritjet në kufi dhe tha se po përgatiten që në valën e hyrjeve dhe daljeve pritjet mos të jenë më të gjata se një orë. Ai tha se nëse viteve të kaluar ka pasur pritje deri në katër orër, tashmë ka deri në një orë maksimum.
“Një prej shembujve pozitiv për atë si duhet të funksionojë një pikë kufitare është pikërisht ai Tabanocit. Vërtetë arritëm që periudha kohore për transit të qytetarëve tanë që më herët kanë arritur deri në 4 orë pritje, sot e ulim në maksimum këto ditë gjysmë ore.
Ndërsa presim që në të ardhmen kur të shtohet fluksi dhe të jenë ditët më të frekuentuara të rritet deri në 1 orë, por assesi aq sa ishim mësuar që vitet e kaluara të presim më shumë se 4 orë. Përskaj kësaj, është me rëndësi të theksohet se numri i udhëtarëve që transitojnë në këtë pikë kufitare është rritur për rreth 15 për qind”, deklaroi Toshkovski.
