“The Muppets” i bashkohet universit të “Marvelit” me projektin e ri

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Personazhet e famshëm të “The Muppets” do të bashkohen me universin e “Marvelit” në një projekt të ri komik që po cilësohet si “ikonik”.

Në një botim të veçantë me një numër për të shënuar 50-vjetorin e “The Muppet Show”, personazhe si Kermit, Miss Piggy dhe Fozzie Bear do të bashkohen me superheronj si Spider-Mani, Wolverine dhe Black Panther në aventura të përbashkëta, thuhet në webfaqen zyrtare Marvel.com Historia kryesore e komikut, me titull “The Muppet Take The Marvel Universe #1”, nis me rrëmbimin e Rowlf the Dog nga personazhi Mojo, i cili tenton të krijojë platformën e tij të transmetimit.

Kjo detyron Muppetsat dhe superheronjtë e “Marvelit” të bashkojnë forcat për ta shpëtuar atë. Projektin e kanë shkruar një grup autorësh të njohur të industrisë së komikëve, ndërsa ilustrimet janë realizuar nga disa artistë të njohur të “Marvelit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkrimtari, ilustruesi e gazetari, Chip Zdarsky ka thënë se bashkimi i dy botëve sjell një përgjegjësi të madhe krijuese dhe se puna me këta personazhe ka qenë një përvojë e veçantë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të “The Muppets Studio” kanë deklaruar se bashkëpunimi me “Marvel Comics” është një mënyrë e re dhe kreative për të sjellë humorin dhe energjinë e Muppetsëve në një univers tjetër të madh të kulturës pop. Projekti filmik pritet të dalë në shitje më 23 shtator dhe tashmë është i disponueshëm për porosi paraprake.

Burimi: Koha