Tërmet i fortë në Afganistan

0%

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë i shkallës Rihter goditi sot rajonin Hindu Kush në Afganistan, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 190 kilometrash, 176 kilometra në lindje të Kunduzit dhe rreth 250 kilometra nga Kabuli.

Banorët e Kabulit raportuan se e ndjenë tërmetin, ndërsa vijuan lëkundje pasuese shumë e fortë dhe e gjatë. Autoritetet lokale ende nuk kanë raportuar për dëme materiale apo viktima, ndërsa ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën në zonat e prekura.

Burimi: Bota Sot