Gjykata e Lartë në Serbi i caktoi 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i arrestuar më 1 korrik nga policia e Serbisë, derisa po kthehej në vendlindje. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se Selmani u arrestua nën dyshime për krime lufte.në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, që lidh Kosovën me Serbinë.
“Ekzistojnë dyshime të bazuara se më , në vendin Sofali, Prishtinë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së, me armë të ftohta dhe armë zjarri, në mënyrë mizore dhe tinëzare, ua ka marrë jetën civilëve të nacionalitetit serb, çiftit bashkëshortor Vlladimir dhe Persa Stanisavljeviq”, thuhet në njoftimin e MPB-së të Serbisë.
Familja e Osman Selmanit i ka cilësuar si të pabazuara dhe të pavërteta akuzat e Prokurorisë së Serbisë. “Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah.
Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij. Në njoftimin e MPB-së serbe nuk u tha saktë nëse i dyshuari ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Viteve të fundit, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.
