Tension para ndeshjes Egjipt-Iran

0%

Distancohet presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Dy federatat duan të parandalojnë ceremonitë dhe aktivitetet e komunitetit Lgbtq+. Polemika e fundit e Kupës së Botës ka ngjyrat e ylberit. Ato të flamurit të komunitetit Lgbtq+, që sot, si prej 50 vitesh në këtë vend, do të sfilojë në rrugët e Seattle, në fundjavën e “Pride”.

Për këtë arsye, komiteti organizator lokal i kishte kërkuar FIFA-s ta quante sfidën e programuar më 26 qershor në “Lumen Field” si “Pride match”. Në dhjetor duart e Rio Ferdinand shortuan Egjiptin dhe Iranin në të njëjtin grup dhe kalendari i ka vënë përballë pikërisht në ndeshjen e fundit, pikërisht atë dedikuar përfshirjes së komunitetit Lgbtq+.

Problemi lidhet me faktin se në të dy vendet homoseksualiteti është një vepër penale, që në Iran mund të ndëshkohet deri në dënim me vdekje. Në janar, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ishte distancuar nga iniciativa, duke shpjeguar se “të njëjtën ditë në Seattle është një event i organizuar nga shoqatat jashtë tonës dhe që nuk ka të bëjë me kupën”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si kompensim, FIFA lejoi praninë e flamujve ylber në stadiume, “por pa riferim specifik dhe konform standardeve të parashikuara”. Irani dhe Egjipti kishin shprehur mospajtimin menjëherë pas shortit, duke e quajtur iniciativën “irracionale”, sepse “është kundër vlerave tona kulturore dhe fetare”.

Pak orë para ndeshjes Federata Iraniane e Futbollit ka shtuar se “do të parandalojë ceremonitë apo aktivitetet promocionale” në mbështetje të komunitetit Lgbtq+ gjatë ndeshjes. Për mënyrën e këtij “parandalimi” nuk janë dhënë detaje.

Burimi: Bota Sot