Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke e vlerësuar lart punën e saj në pasqyrimin e aktiviteteve të sportit sidomos të hendbollit.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, i uroj gazetës “Bota Sot”, stafit drejtues, redaksisë dhe në veçanti redaksisë së sportit me gazetarin Kemajl Goca, shumë suksese të tjera, profesionalizëm dhe vazhdimësi në shërbim të informimit të drejtë dhe promovimit të vlerave të sportit dhe shoqërisë sonë.
Përmes raportimeve të vazhdueshme dhe hapësirës së dedikuar për sportin, “Bota Sot” në krye me z. Goca ka ndihmuar në afirmimin e shumë federatave, klubeve dhe sportistëve, duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sportit në shoqëri.
Fakti që sporti vazhdon të ketë vend të rëndësishëm në përmbajtjen e gazetës dëshmon përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të vlerave sportive në vend”, k a uruar Edin Kolgeci..
