Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të enjten në qendër të Podujevës ku mbetën të plagosur nga arma e zjarrit katër persona, policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë plagosur tre persona si dhe një kalimtar rasti.
“Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovarë (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje siç thuhet në raport lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policor dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja.
Pamjet e kamerave zbardhin përleshjen mes familjarëve ku mbetën të plagosur katër persona Po ashtu siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë.
“Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë.
Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. Ndryshe, drejtori i Policisë për rajonin e Prishtinës, Basri Shabani të enjten dha detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi të enjten në qendër të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur katër persona.
Katër të plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë, Policia: Dyshohet për konflikt familjar Shabani bëri të ditur se Policia është njoftuar rreth orës për të shtënat në sheshin e qytetit, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. “Sot rreth orës , Stacioni Policor në Podujevë ka marrë informacion se në shesh ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, janë plagosur katër persona. Tre prej tyre kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa një kalimtar i rastit është lënduar lehtë,” deklaroi Shabani. Ai tha se motivi i ngjarjes ende nuk është konfirmuar, pasi hetimet ndodhen në fazën fillestare.
“Për motivin nuk dihet ende me siguri, pasi jemi në fazën e parë të grumbullimit të informacioneve. Sapo të kemi një pasqyrë të qartë, do të njoftojmë opinionin”, u shpreh ai.
