Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës, duke vënë në lëvizje menjëherë forcat e rendit. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit. Deri në këto momente nuk ka informacione për persona të lënduar.
Menjëherë pas sinjalizimit, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar të gjithë perimetrin, duke nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar personat e përfshirë. Autoritetet po punojnë për mbledhjen e provave dhe dëshmive, ndërsa zona mbetet nën monitorim të shtuar nga forcat e rendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
