Clevio “thumbon” Noizyn: Është i mbivlerësuar

0%

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio, ka bërë deklarata të forta për disa figura të njohura të skenës muzikore shqiptare gjatë një interviste televizive. I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, ai u kërkua të japë mendime për artistë dhe personazhe VIP, ku nuk munguan edhe komentet kritike.

Clevio e cilësoi reperin Noizy si “më të mbivlerësuarin”, duke rikthyer kështu vëmendjen te përplasjet e tyre të mëhershme. Gjatë intervistës, ai komentoi edhe emra të tjerë të skenës, duke vlerësuar Getoar Selimin si artistin që meriton “Topin e Artë”, ndërsa për Dafina Zeqirin u shpreh si një nga këngëtaret që “e vendos skenën”.

Ndërkohë, për Xhensila Myrtezajn ai dha një vlerësim negativ simbolik, duke e përmendur në kontekst të “kartonit të kuq”. Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, duke rikthyer debatet mes fansave të artistëve të përmendur. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com