Ylli botëror i muzikës, Taylor Swift, duket se po përgatitet për një festë madhështore martese me partnerin e saj, Travis Kelce, javën e ardhshme, ndërsa mediat amerikane raportojnë se këngëtarja mund të surprizojë me disa ndërrime të fustaneve gjatë ceremonisë.
Sipas Page Six, në garë janë disa fustane të personalizuara, ndërsa një nga favoritët është një krijim i stilistëve Laura Kim dhe Fernando Garcia të markës Monse, të cilët njihen si bashkëpunëtorë të afërt të Swift në botën e modës.
Vetëm pak ditë më parë, Taylor u shfaq me një fustan të zi asimetrik të dizajnuar nga Monse, me detaje argjendi, gjatë paraqitjes së saj në “Tight End University”, ku performoi së bashku me këngëtaren Lainey Wilson. Taylor Swift Kim dhe Garcia, ish-drejtorë kreativë të Oscar de la Renta, kanë krijuar më parë disa nga veshjet më ikonike të Taylor Swift.
Ajo veshi një dizajn të tyre edhe në dasmën e mikeshës së saj Selena Gomez në tetor 2025, si dhe disa kostume të turneut të famshëm “Eras Tour”, përfshirë bodysuit-in e epokës “Midnights” dhe kombinimin me pallto prej gëzofi artificial për performancën e “Lavender Haze”.
Gjithashtu, në premierën e filmit koncert “Eras Tour” në Los Anxhelos në tetor 2023, Swift tërhoqi vëmendjen me një fustan blu me motive lulesh, gjithashtu i dizajnuar nga dyshja Kim-Garcia.
Taylor Swift, Selena Gomez Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar zyrtarisht detajet e ceremonisë, raportimet sugjerojnë se dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të vitit.
