Filmi “Supergirl” nuk arriti rezultatin e pritur në arkat ndërkombëtare të kinemave. Adaptimi më i ri i komikëve nga Warner Bros. dhe DC Studios arkëtoi 25,5 milionë euro në 77 tregje, duke shënuar një nisje të dobët për një projekt me këtë buxhet dhe përmasa.
As në Amerikën e Veriut filmi nuk pati një hapje mbresëlënëse, ku gjatë fundjavës së premierës arkëtoi 32,3 milionë euro, duke e çuar fitimin global të hapjes në 57,8 milionë euro. Prodhimi i filmit kushtoi 144,5 milionë euro, ndërsa reagimet e ndara të kritikëve dhe publikut nuk japin shumë optimizëm për suksesin afatgjatë në kinema.
Në filmin “Supergirl”, Milly Alcock interpreton Kara Zor-El, kushërirën e humbur prej kohësh të Supermanit, i cili luhet nga David Corenswet nga filmi i vitit të kaluar. Filmi është me regji të Craig Gillespie, i njohur për filmat “I, Tonya” dhe “Cruella”. Kritikat janë të përziera.
Filmi ka një vlerësim prej 56 për qind në Rotten Tomatoes, gjersa në sondazhet e CinemaScore mori notën “B-“. Rezultatet më të mira ndërkombëtare “Supergirl” i arriti në Mbretërinë e Bashkuar me 3,5 milionë euro, në Meksikë me 2,9 milionë euro dhe në Australi me 1,7 milionë euro.
“Supergirl” është vazhdim i filmit të vitit të kaluar “Superman”, i cili në tregjet ndërkombëtare arkëtoi 80,8 milionë euro, ndërsa në nivel botëror arriti 525,3 milionë euro. Megjithëse pritet të jetë filmi me fitimet më të ulëta të serisë “Jackass”, prodhimi i tij kushtoi vetëm 8,5 milionë euro, ndaj nuk ka nevojë për të ardhura të mëdha për të dalë me fitim.
