Sulmuesi 26-vjeçar prezantohet te skuadra polake

0%

Ish-sulmuesi i Flamurtarit, Aldrit Oshafi, ka surprizuar me të ardhmen teksa është prezantuar te skuadra polake e Pogon Grodzisk, duke firmosur kontratë 2-vjeçare. Skuadra e re e sulmuesit 26-vjeçar militon në Ligën e Dytë polake, me Oshafin, që kërkon të rrëmbejë skenën e protagonistit.

Në sezonin e shkuar djaloshi nga Berati, u aktivizua 31 ndeshje në Superiore me Flamurtarin ku shënoi 2 gola si dhe dhuroi 4 asiste. Në të kaluarën Oshafi ka qenë pjesë e Tomorit, Besës, Luftëtarit, Teutës dhe Malishevës. Ai gjithashtu numëron edhe 10 paraqitje me kombëtaret e moshave deri te U20.

Burimi: Bota Sot