Legjenda e Francës e ngrit në qiell Olisen: E meriton Topin e Artë,

0%

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Francës, Willy Sagnol, ka bërë një deklaratë të fortë për talentin e Michael Olise, duke e cilësuar si lojtarin më të mirë në botë në këtë moment.

Sagnol ka thënë se vetëmohimi dhe ndikimi i 24-vjeçarit e vendosin atë përpara çdo futbollisti tjetër aktual, duke shkuar deri aty sa ta krahasojë me legjenda si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Duke folur për “BILD”, Sagnol u shpreh se nëse Olise nuk e fiton “Topin e Artë”, atëherë sipas tij “diçka nuk shkon me futbollin”.

“Olise është më i miri në botë, shumë përpara të gjithëve të tjerë. Nëse ai nuk e fiton Topin e Artë në fund të vitit, atëherë diçka seriozisht nuk shkon me futbollin”, tha Sagnol. Ai shtoi se Olise është një lojtar i pastër ekipi, i fokusuar më shumë te loja kolektive sesa te statistikat personale, duke e krahasuar edhe me stilin e Zinedine Zidane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Zinedine Zidane ishte pikërisht i njëjti. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë dominuar futbollin botëror për 15 vitet e fundit, ende luajnë pak më shumë për veten dhe statistikat e tyre. Nuk kam asgjë kundër Ronaldos dhe Messit, ata janë të mrekullueshëm.

Olise është thjesht një lojtar i vërtetë ekipi.” Sagnol theksoi gjithashtu se ylli i Bayernit nuk luan për statistika, ndryshe nga shumë yje modernë, duke shtuar se pikërisht kjo e bën atë të veçantë në futbollin e sotëm. Olise ende nuk ka shënuar gol në Kupën e Botës, por ai ka bërë gjashtë asistime në katër ndeshje.

Burimi: Telegrafi