Sulmi rus pranë një kafeneje në Ukrainë, njerëzit kërkojnë strehim

0%

Pamjet e kamerave të sigurisë nga një kafene në qytetin ukrainas Sumy kanë kapur momentin kur njerëzit u ulën në dysheme për t’u mbrojtur, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan pranë objektit. Kamerat e mbikëqyrjes kanë regjistruar skena nga tre kënde të ndryshme – një pamje jashtë kafenesë dhe dy brenda saj, raporton BBC.

Menjëherë pas ndalimit të shpërthimeve, njerëzit vrapuan brenda lokalit, ku klientët ishin duke pritur në radhë te banaku. Kryetari i Sumyt, Artem Kobzar, bëri të ditur se pesë persona u vranë, përfshirë një vajzë 13-vjeçare, ndërsa të paktën 30 të tjerë u plagosën pasi bomba ajrore ruse goditën qytetin verilindor të Ukrainës të shtunën. PAMJET

Burimi: Bota Sot