Dhjetë lojtarë të Barcelonës në gjysmëfinale

0%

Shpërndaje në: Barcelona vazhdon ta ketë ndikimin e saj të madh në Kupën e Botës. Tre nga katër përfaqësueset që janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës kanë lojtarë të Barcelonës në përbërje. Spanja, Franca dhe Anglia kanë lojtarë të skuadrës së Barçës. Gjysmëfinalja ndërmjet Spanjës dhe Francës zhvillohet të martën.

“Do të jetë një ndeshje me një lidhje të fortë me Barcelonën, pasi do të luajnë nëntë lojtarë. Lamine Yamal, Eric Garcia, Pedri, Gavi, Pau Cubarsi, Dani Olmo, Ferran Torres dhe Joan Garcia luajnë për Spanjën, kurse Jules Kounde për Francën.

Të mërkurën, në gjysmëfinalen tjetër Angli – Argjentinë, përfaqësuesja angleze në ekip ka Anthony Gordonin, transferimin e parë të Barcelonës për edicionin 2026/2027. Po ashtu Marcus Rashfordin, i cili ishte i huazuar te Barcelona”, shkruan “Marca” për ndikimin e Barcelonës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha