Qyteti rus i Shën Petersburgut dhe rajoni i Leningradit janë vënë gjatë natës nën një sulm të madh me dronë ukrainas, ku janë goditur objektiva të lidhura me infrastrukturën energjetike dhe portuale. Guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov, tha se sulmi goditi terminalin e naftës së qytetit, por nuk raportoi viktima.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, njoftoi se dronët goditën edhe portin Vysotsk, ndërsa 72 dronë u rrëzuan mbi rajon. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se forcat ukrainase kanë goditur infrastrukturën e naftës që, sipas tij, financon luftën e Rusisë, si dhe objektivin ushtarak Kronstadt.
Ukraina ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse gjatë këtij viti, me synimin për të dëmtuar kapacitetet logjistike dhe ekonomike të Moskës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
