Sulm izraelit në Libanin Jugor, vriten katër persona

0%

Katër persona janë vrarë në një sulm izraelit në Libanin jugor, sipas raportimeve të mediave lokale. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Libanit, një dron ka goditur një automjet në zonën e Nabatieh, duke shkaktuar vdekjen e katër personave. Autoritetet izraelite nuk kanë reaguar ende lidhur me ngjarjen.

Sulmi i raportuar ndodh pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, e cila synon uljen e tensioneve dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite nga disa zona të Libanit jugor.

Burimi: Bota Sot