Rritja e temperaturave në nivele ekstreme rrit rrezikun për zjarre sidomos në pyje. Ekipet zjarrfikëseve në Elbasan kanë kaluar në gatishmëri të shtuar duke u pozicionua në disa pika në qytet, por edhe duke shtuar kapacitetet në mjete. Specialistët e zjarrfikëses këshillojnë kujdes të shtuar edhe në ambientet familjare, por sidomos në pyje.
Është e ndaluar dhe e dënueshme ndezja e zjarreve. Ndërkohë pas zjarreve të çdo vere, Kodër Krasta është pajisur me hidrantë për një ndërhyrje më të shpejtë dhe më efikase e po ashtu edhe në shumë rrugë në qytet po vendosen hidrantët.
