“Stikerat në makinat e deputetëve si simbol për gjobat ndaj

0%

Një grup studentësh, të cilët para pak ditësh shpalosën banderolën në Universitetin Politeknik deklaruan se nuk do të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama dhe se zgjidhja është largimi i tij. Ata thanë se të martën vendosën stikera në makinat e deputetëve për të imituar gjobat që u vendosën ndaj shqiptarëve të diasporës, të cilët erdhën në vendin tonë për protestën kombëtare.

Njëra nga studentet deklaroi se Shqipërinë e re e mendon pa korrupsion, me lirinë e fjalës dhe shanse të barabarta. “Stikerat janë organizuar nga një grup i vogël studentësh, nuk jemi financuar nga asnjë organizatë. I vendosëm te makinat për emigrantët që u gjobitën ndërkohë deputetët parkojnë në rrugë dhe nkuk gjobiten”, tha i riu.

“Jemi një grup studentësh që nuk kemi kërkesa të veçuara, s’ka dialog si në 2018. Kjo zgjidhet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama”, deklaroi njëri prej studentëve. “Shqipëria e re është një Shqipëri pa korrupsion, ku je i lirë të flasësh, të jesh i lirë të ndërmarrësh rreziqe, të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, gjyqësori të jetë me ne”, përkufizoi studentja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot