Kryeministri në largim britanik, Keir Starmer ka deklaruar se është krenar për përbërjen aktuale të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Ai e ka cilësuar atë si parlamentin me përfaqësimin më të madh të personave homoseksual. “Jam vërtet krenar që kemi parlamentin më të hapur ndaj komunitetit gej.
Nuk mendoj se ka ndonjë parlament tjetër që është më homoseksual se ky parlament”, ka thënë Starmer. Deklarata e tij vjen në kuadër të diskutimeve për përfaqësimin dhe diversitetin në institucionet politike britanike. Sipas Starmer, përbërja e parlamentit aktual pasqyron më shumë shtresa të shoqërisë britanike dhe përfaqësim më të gjerë të komuniteteve të ndryshme.
Komentet e kryeministrit britanik kanë shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ku disa i kanë përshëndetur si një mesazh për përfshirje, ndërsa të tjerë i kanë kritikuar si një deklaratë të panevojshme.
