​Spektakël i garantuar, Brazili sfidon Norvegjinë në 1/8 e finales

0%

Brazili dhe Norvegjia do të përballen sonte në një nga ndeshjet më tërheqëse të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, me të dyja kombëtaret që synojnë sigurimin e një bilete për në çerekfinale. Takimi zhvillohet në stadiumin New York/New Jersey me fillim nga ora dhe fituesi do të përballet në fazën tjetër me fituesin e sfidës Meksikë–Angli.

Brazili vjen në këtë përballje pasi eliminoi Japoninë me rezultat 2:1, ndërsa Norvegjia siguroi kualifikimin falë fitores 2:1 ndaj Bregut të Fildishtë. Dueli pritet të sjellë përballjen mes dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror, Vinicius Junior dhe Erling Haaland.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka kërkuar qetësi dhe përqendrim maksimal nga futbollistët e tij, duke theksuar se skuadra duhet të luajë pa presion përballë favoritit Brazil. Nga ana tjetër, selektori Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Neymar është i gatshëm për këtë sfidë, duke i dhënë Brazilit një armë shtesë në sulm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot