Spanja sfidohet sonte nga Belgjika

0%

Spanja dhe Belgjika do të përballen sot në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, në duelin e tyre të parë zyrtar pas gati 17 vitesh. Përfaqësuesja iberike, që ende nuk ka pësuar gol në këtë turne, eliminoi Portugalinë falë golit vendimtar të Mikel Merinos në minutat shtesë. Në këtë mënyrë siguroi kualifikimin në çerekfinale për herë të parë që nga triumfi në Botërorin 2010.

Trajneri Luis de la Fuente po udhëheq një brez të ri të suksesshëm, që synon të fitojë trofeun. Belgjika, nga ana tjetër, vjen pas një fitoreje bindëse 4 – 1 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka realizuar mbi 100 goditje drejt portës në këtë Kupë Bote. Skuadra e Rudi Garcias ka shkuar në 18 ndeshje pa humbje, me një mesatare prej më shumë se 3 golash për sfidë.

Përfaqësuesja belge synon të përsërisë suksesin e vitit 2018, kur arriti vendin e tretë. Belgjika nuk e mund Spanjën prej vitit 1986. Fituesi do të luajë me Francën më 14 korrik. Këtë takim do ta ndiqni prej orës

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot