Babë e bir, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike, do t’i jepet lamtumira e fundit sot në fshatin Maznik të Deçanit. Ceremonia e varrimit për Xhemajl dhe Hasan Mustafajn është caktuar të mbahet në orën .
Ngjarja fatale ndodhi teksa të dy po pastronin automjetin e tyre, fillimisht u godit nga rryma babai, ndërsa djali humbi jetën pasi tentoi t’i vinte në ndihmë. Pas incidentit, të dy u transportuan fillimisht në QKMF-në e Deçanit dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
