Sonte Gjoni Palokaj do të ndeshet me çeçenin Machaev

0%

Mago Machaev nuk ka arritur ta bëjë peshën. Në momentin zyrtar të matjes ai ishte 1.2 kg mbi limit. Ndërsa, Gjoni Palokaj e ka bërë peshën sipas rregullave. Pas matjes, Machaevit iu dhanë edhe 2 orë kohë shtesë për t’i hequr 1.2 kg, por nuk ia doli. Ai arriti të humbte vetëm 100 gram, kështu që mbeti 1.1 kg mbi peshën e lejuar.

Ndërkohe, organizata e pyeti Gjonin dhe trajnerin e tij, David Palokaj, nëse dëshironin që ndeshja të zhvillohej. Trajneri David Palokaj pranoi dhe tha “Po.” Për shkak se nuk e bëri peshën sipas rregullave, Oktagon ia hoqi Machaevit rripin e kampionit. Kjo do të thotë se, edhe nëse Machaev e fiton ndeshjen, ai nuk mund ta rikthejë rripin e kampionit.

Ndërsa nëse Gjoni fiton, ai do të shpallet kampion dhe do ta marrë rripin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot