Është çudi se si tolerohen provokime të njëpasnjëshme ndaj Republikës së Kosovës. Ky skandal ndodhi në ndeshjen e klubit famëkeq të futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi! “Kosova është Serbi, rroftë Rusia dhe Serbia!” – Tifozët e Zenitit me mesazhe politike në miqësoren ndaj Cërvena Zvezdës, ky është skandal i madh në ndeshjen miqësore me Zenitin e Shën Petersburgut.
Gjatë takimit, tifozët e Zenitit shfaqën mesazhe politike në tribuna. Mbështetësit e klubit rus, të cilët valëvitën flamuj bardhe kaltër dhe simbole të ekipit të tyre, gjatë pjesës së parë brohoritën sloganin “Kosova është Serbi”. Po ashtu, ata shpalosën një pankartë të madhe të shkruar me alfabet cirilik, ku lexohej mesazhi: “Rroftë Rusia dhe Serbia”.
Pamjet u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale dhe ngjallën reagime, pasi mesazhet politike u shfaqën në një ndeshje futbolli. Këto provokime nuk janë të rastit, por Cërvena Zvezda, me tifozët e saj famëkeq e ka organizuar në tokën ruse kinse ata janë të Zenitit.
