Një person është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në një parking. Sipas njoftimit të policisë, ndaj të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi:
Bota Sot
