Arrestohet i riu nga Fieri për zjarrin që kaploi disa fshatra,

0%

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, i dyshuar për zjarrvënien që shkaktoi përhapje të flakëve në fshatin Drizë dhe në zona përreth, duke rrezikuar banesa dhe pronë private. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu dyshohet se të dielën ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, me qëllim djegien e barishteve.

Por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, duke prekur disa fshatra të zonës. Si pasojë e situatës së krijuar, policia ka evakuuar 12 familje, banesat e të cilave ishin në rrezik nga zjarri.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit, zjarrfikësit, Njësia e Forcës Kombëtare të Sigurisë në Fier, si dhe helikopterë të Forcave të Armatosura. Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll pa shkaktuar viktima në njerëz, ndërsa janë regjistruar dëme materiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot