Shtetasi i Kosovës që e çoi dërgesen me armë në autobusin e ndaluar

0%

Një tjetër autobus nga Kosova u ndalua nga autoritet hungareze, ndërsa mediat atje bënë të ditur se brenda një dërgese u gjetën armë dhe një zmadhues i zërit. Media ka kontaktuar me linjën e autobusit, Meti Comerc, nga ku u bë e ditur se dërgesa kishte ardhur nga një shtetas i Kosovës, 24-vjeçar. “Janë katër autobusë brenda një jave.

Te kompania jonë ka ndodhur kur një 24-vjeçar te Stacioni i Autobusëv në Prishtinë, rreth orës e mëngjesit ka pru një dërgesë për me dërgu në Belgjikë, shoferët e kanë pranuar porosinë, kur kanë shku te dogana hungareze, zyrtarët e doganës kanë hasur në armë dhe një zmadhues të muzikës.

Me të lajmëruar, rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik, ndërsa 24-vjeçari është arrestuar më 3 korrik”, bëri të ditur menaxheri i kompanisë. Derisa dje media ka raportuar lidhur me një rast në Hungari ku e përfshirë ishte kompania “Pranvera Travel”. Lidhur me këto raste, ka dyshime se kjo po bëhet në mënyrë të organizuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këto zhvillime është në dijeni edhe Policia e Kosovës. Organet e rendit konfirmuan se tashmë është arrestuar një person. “Lidhur me rastin që jeni interesuar, me datë , në ‘Raportin ditor të PK-së’, ka qenë rasti i publikuar me të dhëna rreth tij.

Veprimet e policisë rreth rastit kanë qenë: arrestimi i të dyshuarit, kontrollimi i shtëpisë së tij dhe dërgimi në mbajtje i të dyshuarit më aktvendim nga prokurori kujdestar” , thuhet në përgjigjen e policisë.

Burimi: Bota Sot