Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH

0%

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se këtë të hënë, , do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës. Sipas ARRSH-së, shpërthimi do të zhvillohet pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder, gjatë intervalit orar –, me qëllim hapjen e trasesë së re të rrugës.

Autoriteti bën të ditur se procesi është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të punimeve. ARRSH u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve deri në përfundimin e plotë të procesit të punës.

Burimi: Bota Sot