Shkodranët kërkojnë të konfirmojnë “superfuqitë” para duelit vendimtar në Conference League

0%

Sot prej orës , Vllaznia do të zhvillojë testin e radhës miqësor përballë sllovenëve të FC Koper. Ashtu siç ishte lajmëruar para disa ditëve nga vetë klubi shkodran në “axhendën” e saj të përgatitjeve për sezonin e ri, kuqeblutë do të zbresin sonte në fushë për një tjetër duel ku do të shihet sërish rendimenti i futbollistëve para sfidës së parë në kualifikueset e Conference League, aty ku do të masin forcat përballë Malishevës.

Takimin e parë, Vllaznia do ta luajë si pritëse në stadiumin “Loro Boriçi” më 9 korrik në orën , ndërsa i kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Kosovë, më 15 korrik në orën . Kujtojmë se dy ditë më parë, të besuarit e Edi Martinit “shkërmoqën” 6-3 kroatët e NK Rudes, ku spikatën afrimet e Rrok Tomës dhe Herald Markut, ky i fundit u rikthye me 2 gola.

Burimi: Bota Sot