Kapiteni i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Ryan Mendes, është bërë subjekt i një hetimi nga policia e Zelandës së Re pas një kallëzimi për përdhunim, që dyshohet se ka ndodhur në mars të vitit 2026.
Sipas mediumit brazilian geglobo , rasti është nën hetim që nga prilli, ndërsa autoritetet ligjzbatuese po shqyrtojnë provat, përfshirë deklaratat e dëshmitarëve dhe dokumentacionin mjekësor të dorëzuar nga denoncuesja. Raportohet se gruaja, e cila ka punuar si përkthyese gjatë qëndrimit të delegacionit të Kepit të Gjelbër, ka paraqitur zyrtarisht kallëzim në polici.
Ajo gjithashtu ka kontaktuar disa organizata të futbollit, përfshirë FIFA-n dhe Federatën e Futbollit të Kepit të Gjelbër, duke kërkuar hapjen e një hetimi dhe ndërmarrjen e masave të mundshme disiplinore. 🚨 BREAKING: Cape Verde Player Ryan Mendes (36) is under investigation for alleged rape, reports @geglobo ! 🇨🇻⚠️ A Brazilian woman told New Zealand police that she was raped by him in a hotel during a friendly game between Cape Verde & Chile in March 2025. pic.twitter.com/an6K5U27kM — TheGoalsZone (@TheGoalsZone) June 27, 2026 Policia e Zelandës së Re ka konfirmuar se hetimet janë ende në zhvillim, por nuk ka bërë publike detaje të mëtejshme për shkak të konfidencialitetit të procedurës.
Ndërkohë, FIFA dhe autoritetet e futbollit nuk kanë dhënë ende ndonjë koment publik lidhur me rastin. “Jemi luftëtarë me zemër të madhe”, Vozinha dhe Kepi i Gjelbër të motivuar për duelin me Argjentinën Vetë Ryan Mendes, sulmuesi 36-vjeçar që aktivizohet te klubi turk Igdir FK, vazhdon të jetë pjesë e Kombëtares së Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës 2026.
Përfaqësuesja e tij ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ku së shpejti do të përballet me Argjentinën./ Telegrafi
