Shkëndija reagon pas shortit

0%

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës përcaktoi që kuqezinjtë në raundin e parë kualifikues të përballen me skuadrën e Europa FC nga Gjibraltari. “KF Shkëndija nga Tetova ka mësuar kundërshtarin e parë në edicionin 2026/27 të UEFA Conference League.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës përcaktoi që kuqezinjtë në raundin e parë kualifikues të përballen me skuadrën e Europa FC nga Gjibraltari. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 korrik në Gjibraltar, ndërsa takimi i kthimit është paraparë të luhet më 16 korrik në Shkup. Europa FC është një klub me traditë mbi 100-vjeçare dhe një emër i njohur në futbollin e Gjibraltarit.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e tyre e 11-të në garat evropiane, ndërsa në të kaluarën janë përballur edhe me skuadra shqiptare si Prishtina dhe Dukagjini. Arritja e tyre më e madhe në Evropë mbetet kualifikimi në raundin e dytë eliminator të garave kontinentale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht se vjen nga një kampionat më modest, Europa FC është një skuadër që meriton respekt, veçanërisht në ndeshjet si vendas, të cilat i zhvillon në një stadium specifik me bar sintetik, pranë pistës së aeroportit në Gjibraltar. Shkëndija ndërkohë vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, me fokus të plotë te sfida e parë evropiane e verës”, thuhet nga Shkëndija.

Burimi: Bota Sot