Sherri me sende të forta dhe thikë mbrëmë në zonën e ish-parkut, 3 të

0%

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Frosina Plaku”, ku disa persona u përfshinë në një sherr me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta. Si rezultat i hetimeve, janë arrestuar në flagrancë Luçiano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë, A.

I., 33 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital, është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Policia ka shpallur në kërkim edhe E. L., 17 vjeç, i dyshuar për plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim, si dhe për mbajtje pa leje të armës së ftohtë. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Njoftimi i policisë: Tiranë/Dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”.

U konfliktuan me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, disa shtetas ishin konfliktuar me sende të forta dhe njëri prej tyre kishte përdorur mjet prerës, organizoi menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u dokumentua ngjarja dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Burimi: Bota Sot