Atmosfera te kombëtarja e Panamas para ndeshjes me Anglinë, nuk është aspak e mirë. Cecilio Waterman dhe Jose Luis Rodriguez, gjatë stërvitjes së fundit patën një debat të ashpër, e cila rezultoi në grindje mes tyre, shkruan IndeksOnline. Madje ata patën edhe disa shtyrje mes njëri-tjetrit, derisa u desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve, për të parandaluar më të keqen.
Panama sonte luan ndeshjen e fundit në Kupën e Botës, ku do të përballet me Anglinë, derisa në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje nga Gana dhe Kroacia, dhe është eliminuar nga ky turne.
