Saveski: Bisedën telefonike me kryeministrin Mickoski, nuk e

0%

Prokurori Publik Republikan Nenad Saveski ka deklaruar se bisedën telefonike me kryeministrin lidhur me lëndën “Mazut” nuk e ka përjetuar si presion, duke vlerësuar se bëhet fjalë për interes që rrjedh nga roli institucional i Qeverisë. Saveski theksoi se i përgjigjet çdo thirrjeje dhe se në bisedën konkrete nuk i është kërkuar të japë raporte apo detaje për lëndën.

Ai sqaroi se interesin e kryeministrit e lidh me faktin se kompania shtetërore energjetike ESM është person juridik në pronësi shtetërore, prandaj mund të ketë interes për epilogun e procedurës.

Saveski shtoi se në komunikim nuk ka ndjerë elemente që do të tregonin presion ndaj punës së prokurorisë, duke e vlerësuar bisedën si një reagim “të natyrshëm” të një funksionari që ka interes për çështje që lidhen me kapitalin shtetëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi