Sara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh në vendin ku zbuloi gjininë e Poit!

0%

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment nostalgjik dhe emocional nga periudha e shtatzënisë, duke u rikthyer pas gjashtë vitesh në vendin ku organizoi ceremoninë e zbulimit të gjinisë së vajzës së saj, Poi.

Rikthimi në atë destinacion i solli kujtime të veçanta moderatores dhe influencueses, e cila tregoi historinë përmes rrjeteve sociale pas një pyetjeje nga një ndjekëse, e cila e pyeti nëse vendi ku po pushonte aktualisht ishte i njëjti ku kishte zbuluar gjininë e foshnjës. Sara konfirmoi se bëhej fjalë pikërisht për të njëjtin vend dhe ndau me ndjekësit emocionet e asaj periudhe.

“Po, këtu kemi bërë gender reveal e Poit. Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë ”, shkroi ajo. Me këtë rrëfim, Sara kujtoi se gjatë shtatzënisë kishte qenë e bindur se do të bëhej nënë e një djali, por sot e sheh me shumë dashuri dhe mirënjohje ardhjen në jetë të vajzës së saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Postimi i saj u prit me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët vlerësuan emocionin dhe sinqeritetin e kujtimit të ndarë nga një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj.

Burimi: Bota Sot