Araujo nuk e mendon largimin nga Barcelona, ai ka një plan të qartë

0%

Ronald Araujo nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona këtë verë, pavarësisht periudhës së vështirë që po kalon në karrierën e tij. Mbrojtësi uruguaian ka kaluar një sezon të komplikuar, ku u përball me dëmtime dhe probleme fizike, ndërsa humbi edhe vendin e titullarit në skuadrën e Hansi Flick.

Me paraqitjet e tyre, Pau Cubarsi dhe Gerard Martin u shndërruan në zgjedhjet e preferuara në qendër të mbrojtjes, duke e lënë Araujon jashtë formacionit kryesor.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave spanjolle, përfshirë MARCA-n, 27-vjeçari mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Barcelonës dhe nuk e konsideron largimin si opsion, përveç rastit kur klubi t’i bëjë të qartë se nuk llogarit më në shërbimet e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Araujo është rikthyer në Barcelonë pas pushimit të shkurtër pas eliminimit të Uruguait nga Kupa e Botës 2026, ku një dëmtim muskulor e pengoi të luante në ndonjë ndeshje të turneut. Tani objektivi kryesor i mbrojtësit është rikthimi në formën më të mirë fizike dhe bindja e trajnerit Hansi Flick se ai meriton sërish një vend në zemër të mbrojtjes katalanase.

Konkurrenca për dy pozitat e qendërmbrojtësit pritet të jetë e ashpër, pasi përveç Cubarsit dhe Gerard Martinit, në garë janë edhe Eric Garcia dhe Andreas Christensen. Araujo e di se sezoni i ardhshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij, pasi një tjetër vit me pak minuta mund ta detyrojë të rishikojë situatën e tij te Barcelona.

Burimi: Telegrafi