Samiti i NATO-s, shefi i Aleancës: Rusia po derdh gjithë buxhetin në

0%

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia po derdh gati gjysmën e buxhetit të saj kombëtar në përpjekjet e luftës, ndërsa Kina, Koreja e Veriut dhe Irani vazhdojnë të paraqesin sfida në rritje për sigurinë globale.

Duke folur në samitin e NATO-s, Rutte theksoi urgjencën për aleatët e Aleancës që të veprojnë më shpejt dhe në bashkëpunim për të forcuar gatishmërinë ushtarake të aleancës. Ai foli gjatë një konference shtypi dhe eventesh të lidhura me Samitin e NATO-s në Ankara, Turqi.

Sipas Rutte, Rusia po alokon afër 50% të buxhetit të saj shtetëror për industrinë ushtarake dhe përpjekjet e luftës në Ukrainë. Kjo shifër është rritur ndjeshëm nga vlerësimet e mëparshme (rreth 40%). Pothuajse 75% e të ardhurave nga taksat në Moskë po drejtohen tani drejt mbrojtjes. “A mund ta imagjinoni? Pothuajse 50 për qind e asaj që Rusia shpenzon po shkon në makinën e luftës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Industria e saj e mbrojtjes po punon 24 orë në ditë. Dhe jo vetëm industria e mbrojtjes, por edhe baza e tjera industriale po mbështesin përpjekjet e luftës”, tha Rutte. Rusia po prodhon sasi të mëdha tankesh, automjetesh të blinduara dhe municione me ritëm më të lartë se sa pritej.

Ajo po rindërton forcat e saj me teknologji kineze dhe po bashkëpunon ngushtë me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin për të minuar rendin global. Rutte nuk u ndal vetëm te Rusia.

Ai paralajmëroi se Kina po bëhet gjithnjë e më agresive dhe se Koreja e Veriut po furnizon armë dhe personel për luftën në Ukrainë, ndërsa Irani po zhvillon aftësi bërthamore dhe raketore që rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe global.

Burimi: Bota Sot