Samiti i NATO-s në Ankara 2026: Roli strategjik i Turqisë dhe

0%

Më 7–, Ankara do të jetë mikpritëse e Samitit të 36-të të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike dhe prioritetet strategjike të Aleancës për vitet në vijim.

Ky është samiti i dytë i NATO-s që organizohet nga Turqia, pas atij të Stambollit në vitin 2004, duke dëshmuar rëndësinë e vazhdueshme të këtij shteti në arkitekturën e sigurisë kolektive. Pozita gjeografike dhe kapacitetet ushtarake të Turqisë e bëjnë atë një nga shtetet më të rëndësishme të NATO-s.

Si vend që kontrollon ngushticat strategjike dhe njëkohësisht shtrihet në rajonin e Detit të Zi dhe Mesdheut. Turqia mbetet faktor kyç për mbrojtjen e krahut juglindor të Aleancës. Zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë tensionet në Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë, e kanë rritur edhe më shumë peshën strategjike të Ankarasë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një nga temat kryesore të samitit do të jetë vazhdimi i mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Aleanca pritet të riafirmojë angazhimin e saj për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe për ruajtjen e stabilitetit në kontinentin evropian, duke e konsideruar agresionin rus si sfidën më serioze për sigurinë euroatlantike.

Një tjetër çështje me rëndësi të veçantë do të jetë rritja e investimeve në mbrojtje. Shtetet anëtare do të shqyrtojnë nivelin e realizimit të objektivave financiare dhe mënyrat për t’i shndërruar fondet shtesë në kapacitete konkrete ushtarake.

Në kushtet e një mjedisi gjithnjë e më kompleks të sigurisë, investimet nuk duhet të mbeten vetëm në letër, por të përkthehen në aftësi reale operacionale. Zgjerimi i NATO-s me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë ka forcuar ndjeshëm potencialin mbrojtës të Aleancës.

Ky zhvillim ka rritur kohezionin strategjik të NATO-s dhe ka përmirësuar aftësinë e saj për të garantuar sigurinë kolektive në të gjithë hapësirën euroatlantike. Në të njëjtën kohë, diskutimet do të përqendrohen edhe në forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s.

Shtetet evropiane pritet të marrin përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen e kontinentit, duke zhvilluar kapacitete që deri më tani janë mbështetur kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo përfshin modernizimin e aviacionit luftarak, avancimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe kundërajrore, zgjerimin e zbulimit satelitor, zhvillimin e teknologjive të dronëve dhe ngritjen e kapaciteteve të tjera strategjike. Edhe pse kohë pas kohe janë ngritur dilema lidhur me angazhimin amerikan në NATO, mundësia e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Aleanca mbetet shumë e vogël.

Bashkëpunimi transatlantik vazhdon të jetë themeli i mbrojtjes kolektive, ndërsa çdo ndryshim i rëndësishëm në këtë drejtim do të kërkonte procedura të ndërlikuara politike dhe institucionale. Historia e NATO-s dëshmon se Aleanca ka kaluar me sukses një numër të madh krizash, duke u përshtatur vazhdimisht me ndryshimet në mjedisin ndërkombëtar të sigurisë.

Pikërisht kjo aftësi për transformim dhe adaptim mbetet një nga avantazhet më të mëdha strategjike të saj. Samiti i Ankarasë pritet të prodhojë vendime të rëndësishme për të ardhmen e NATO-s.

Në qendër të diskutimeve do të jenë: ● vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, ● forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të vendeve anëtare, ● rritja e investimeve në mbrojtje, ● përditësimi i planeve operative të Aleancës dhe ● përshtatja e modelit të forcave me realitetin e ri strategjik.

Në një periudhë të karakterizuar nga rivaliteti ndërmjet fuqive të mëdha, kërcënimet hibride dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjive ushtarake, Samiti i NATO-s në Ankara pritet të shënojë një etapë të re në konsolidimin e mbrojtjes kolektive dhe në forcimin e sigurisë euroatlantike, ndërsa Turqia do të vazhdojë të mbetet një nga aktorët më të rëndësishëm në këtë arkitekturë të re strategjike.

Burimi: Bota Sot